Aktivizohen mbështetësit e Lumir Abdixhikut, nesër mbajnë protestë para zyrave të LDK-së kundër shkarkimit të tij

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 korrik Zhurnal.mk – Një grup në Facebook me emrin “Lidhja me Popullin” ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste në mbështetje të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet të dielën, duke filluar nga ora 17:00, para Zyrave Qendrore të LDK-së në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta vjen pas dërgimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë.

Nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me organizimin apo numrin e pjesëmarrësve që pritet të marrin pjesë në protestë.

artikuj të ndërlidhura