Qeveria miraton Projektligjin për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale me Suedinë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 tetor, Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me synimin e forcimit të bashkëpunimit në hetimin dhe trajtimin e veprave penale, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëveshja krijon bazë ligjore për shkëmbimin e provave, realizimin e veprimeve procedurale dhe trajtimin e kërkesave për ndihmë juridike mes dy vendeve.

“Synon të krijojë një bazë të qartë dhe të gjerë ligjore për bashkëpunim mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë në shkëmbim të provave, realizimin e veprimeve procedurale dhe trajtimin e kërkesave për ndihmë juridike në çështjet penale. Kjo marrëveshje përcakton format, kushtet e ofrimit të ndihmës së ndërsjelltë juridike në çështje penale, përfshirë rastet në të cilat ndihma mund të refuzohet, legjislacioni i zbatueshëm gjatë ofrimit të saj, si dhe rregullat procedurale që duhet të ndiqen gjatë paraqitjes dhe ekzekutimit të kërkesave për ndihmë juridike. Ratifikimi i kësaj marrëveshje e forcon kapacitetin e Republikës sonë për të bashkëpunuar me autoritetet e Suedisë në hetimin dhe trajtimin e veprave penale, duke lehtësuar sigurimin e provave dhe zhvillimin e procedurave penale përtej kufijve shtetërorë”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura