Arrihet marrëveshja mes palëve, Erblin Osmani do të nënshkruajë kontratën e parë profesionale me Bayernin

Nga D. V.
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mesfushori i talentuar Erblin Osmani është pajtuar me kushtet e Bayern Munichut dhe ditëve në vijim do ta nënshkruajë kontratën e parë profesionale.

Osmani që vizitoi edhe Kombëtaren e Kosovës muajt e fundit do të hedh firmën në një kontratë trevjeçare.

Sipas asaj që raporton “SkySport”, 17-vjeçari do të luajë shumicën e kohës për ekipin U19 në sezonin e ardhshëm, megjithatë do të stërvitet rregullisht me ekipin e parë.

Bayerni ia ka bërë të qartë se e ka për planet e të ardhmes kësisoj edhe përzgjedhësi Vincente Kompany pritet t’i jep minutazhë në ndonjë sfidë të Bundesligas, ose së paku në Kupën e Gjermanisë.

Përndryshe, ka shpresë që Osmanin ta shohim edhe në fanellën e Kosovës, duke qenë një nga lojtarët kryesorë që FFK-ja po tenton ta afrojë brenda një të ardhme të afërt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër