Haxhiu ngushëllon familjet e viktimave në aksidentin tragjik pranë Bllacës

Nga D. V.
431 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ngushëlluar familjarët e viktimave pas vdekjes së tyre tragjike: Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën”.

“Më pikëlloi thellë lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve tanë nga Vushtrria, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, në aksidentin pranë Bllacës. Udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën. Në këto çaste të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre. Jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen tuaj. U prehshin në paqe”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër