Bayern Munich ka përsëritur edhe një herë se Michael Olise nuk është në shitje, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të Real Madridit, sipas raportimeve të AS.
Sipas mediumit spanjoll, kampionët e Bundesligës kanë dërguar një mesazh të qartë duke e vendosur sulmuesin francez në qendër të fushatës promovuese për fanellën e re mysafire.
Ky veprim shihet si një sinjal i fortë se 24-vjeçari mbetet pjesë kyçe e projektit të Bayern Munichut dhe nuk është në planet e klubit për t’u larguar.
Nga ana tjetër, Real Madridi vazhdon ta monitorojë me vëmendje situatën e Olises, i cili ka lënë përshtypje të mëdha me paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2026.
Drejtuesit e klubit madrilen e konsiderojnë francezin si një përforcim ideal për repartin ofensiv.
Raporti thekson se edhe vetë Olise është i hapur për një transferim te “Los Blancos” dhe, nëse do t’i paraqitej mundësia, është i gatshëm të shtyjë për realizimin e këtij transferimi.
Megjithatë, Real Madridi nuk do të bëjë asnjë lëvizje zyrtare pa marrë fillimisht një sinjal të qartë nga lojtari se dëshiron të largohet nga “Allianz Arena”.
Gjithashtu, thuhet se mes dy klubeve ekziston një marrëveshje për transparencë të plotë në rast se nisin negociatat.
Michael Olise iu bashkua Bayern Munichut në vitin 2025 dhe brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bavareze.
Për këtë arsye, çdo klub që dëshiron ta transferojë pritet të përballet me një kërkesë financiare rekord, pasi Bayerni e vlerëson shumë lart kartonin e reprezentuesit francez.


