Probleme me gjumin? Ja çfarë të bëni!

Nga D. V.
1,022 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shumica e njerëzve luftojnë me pagjumësinë pjesën më të madhe të natës. Pagjumësia (Insomnia) mund ta lerë një person të shqetësuar të nevrikosur duke shkaktuar mungesë përqëndrimi gjithashtu.

Gjetja e një zgjidhje të efektshme kërkon zbulimin e shkakut. Gati gjysma e rasteve të pagjumësisë rrjedhin nga problemet psikologjike ose emocionale. Ngjarjet stresuese, depresioni, ose një çrregullim ankthi mund t’ju sjellin pagjumësi. Në mënyrë ideale, pasi shkaku themelor është trajtuar, pagjumësia përmirësohet.

Mos shpenzoni shumë kohë në shtrat: evitoni tendencën për të shpenzuar shumë kohë në shtrat me shpresën për të rënë në gjumë. Në të vërtetë, më pak kohë në shtrat promovon gjumë më qetësues.

Përdorni shtratin vetëm për të fjetur dhe shkoni në shtrat vetëm kur ndjeheni të përgjumur. Nëse nuk ju vjen gjumë shkoni në një dhomë tjetër dhe të bëni diçka relaksuese. Qëndroni deri sa të ndjeheni të përgjumur, dhe pastaj kthehuni në shtrat.

Relaksohuni: mendja e shqetësuar është armiku i gjumit.Teknikat për të relaksuar mendjen mund të jenë: meditimi, ushtrime të frymëmarrjes, relaksim progresiv i muskujve./shendeti.com.al

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër