Teheran, 27 korrik, Zhurnal.mk – Sulmet ajrore amerikane kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e ujit në jug të Iranit, njoftuan sot autoritetet iraniane.
Sipas tyre, 18 objekte të furnizimit me ujë, përfshirë impiante për shkripëzimin e ujit të detit, janë dëmtuar.
Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” raportoi sot se 10 impiante janë shkatërruar plotësisht nga sulmet ajrore, duke cituar një zyrtar të provincës Hormozgan.
Sipas raportit, një impiant për shndërrimin e ujit të detit në ujë të pijshëm në ishullin Qeshm, u nxor jashtë funksionit, që në fillim të përshkallëzimit të fundit të konfliktit, në korrik. Kjo ka ndërprerë furnizimin me ujë për rreth 120 mijë banorë.
Dëmtimi i infrastrukturës së ujit, po godet veçanërisht rëndë popullsinë civile, në jug të Iranit.
Ky rajon ka përjetuar thatësirë ekstreme prej vitesh, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës, ku temperaturat gjatë ditës shpesh i kalojnë 40 gradë Celsius.
