Ndërron jetë edhe një pacient me ethet e Nilit Perëndimor

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Një 70-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e Nilit Perëndimor, duke u bërë viktima e dhjetë e këtij virusi në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup, pacienti ndërroi jetë gjatë fundjavës, pasi për më shumë se një muaj mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën.

Deri tani në vend janë regjistruar gjithsej 70 raste të personave të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor.

Me rastin e fundit, numri i viktimave ka arritur në 10 persona. Nëntë prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa një nga Kumanova.

Sipas të dhënave të Klinikës, viktimat kanë qenë kryesisht persona të moshuar me sëmundje të shumta shoqëruese (komorbiditete).//Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër