Uashington, 28 korrik, Zhurnal.mk – Sanksionet mund t’i shkaktojnë në fund më shumë dëme regjimit të Iranit sesa bombardimet, bëjnë të ditur disa zyrtarë amerikanë për Axios, duke vënë në dukje se informacionet e inteligjencës tregojnë një krizë të thellë ekonomike në vend.
“Iranianët duan të ndalojnë bombardimet dhe duan para. Por në rend të kundërt, ata duan para së pari”, ka vërejtur një zyrtar amerikan.
Sipas shërbimeve të inteligjencës, Iranit i mungojnë paratë për të paguar trupat dhe benzinën, ndërsa rreziku është që të ketë një vërshim drejt bankave për të tërhequr para.
