Shkup, 29 korrik Zhurnal.mk – Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur mbështetje të fortë për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Europian deri në fund të kësaj dekade.
Gjatë një vizite në Dublin, ai deklaroi se Podgorica ka përmbushur pothuajse të gjitha kriteret e neuojshme për t’u bërë pjesë e bllokut europian.
Sipas Merz, procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian duhet të mbetet i besueshëm dhe vendet që plotësojnë kushtet nuk duhet të presin për shkak të zhvillimeue në shtete të tjera kandidate.
Ai theksoi se Mali i Zi ka bërë përparim të dukshëm në reformat e kërkuara dhe mbetet vendi më i avancuar i Ballkanit Perëndimor në negociatat me BE-në.
Kancelari gjerman kujtoi se Bashkimi Europian nuk ka pranuar asnjë anëtar të ri që nga viti 2013, kur Kroacia iu bashkua bllokut.
Sipas tij, BE-ja duhet të mbajë premtimet ndaj vendeue që përmbushin Kriteret e Kopenhagës dhe të shpërblejë përparimin me hapa konkretë drejt anëtarësimit.
Merz u shpreh se Mali i Zi është gati për këtë hap dhe nuk duhet të përballet me vonesa të pajustifikuara.
Deklarata e tij shihet si një mesazh i qartë mbështetjeje për integrimin europian të Podgoricës.
Mali i Zi hapi negociatat me Bashkimin Europian në vitin 2012 dhe prej vitesh konsiderohet kandidati më i avancuar në rajon.
Autoritetet malazeze synojnë të mbyllin negociatat në vitet e ardhshme dhe të bëhen pjesë e Bashkimit Europian para përfundimit të dekadës
