Influencuesja amerikane, Emilie Kiser, (27 vjeçe) ka reaguar pas kritikave të shumta në rrjet, pasi djali i saj 16-muajsh, Teddy, u shfaq në një video duke qëndruar në një varkë pa jelek shpëtimi.
Videoja ishte realizuar gjatë një pushimi në Mallorca në qershor, ku Emilie ndodhej me bashkëshortin Brady.
Pamjet, të cilat më pas u fshinë, shkaktuan reagime të forta nga ndjekësit, veçanërisht për shkak se vijnë vetëm pak më shumë se një vit pas humbjes tragjike të djalit të saj të madh, Trigg, i cili humbi jetën nga mbytja në moshën 3-vjeçare.
Foto: Instagram
Pas kritikave, Emilie pranoi se djali i saj duhej të kishte qenë me jelek shpëtimi gjatë gjithë kohës në varkë dhe tha se familja është shumë e vetëdijshme se sa shpejt mund të ndryshojë jeta pas një aksidenti.
“Fëmija ynë duhej të kishte pasur jelekun e shpëtimit gjatë gjithë udhëtimit me varkë. Duhej të kishim bërë më mirë”, shkroi ajo në Instagram.
Ajo gjithashtu tha se e kupton shqetësimin dhe zemërimin e njerëzve, duke theksuar se shumë prej tyre reagojnë nga dhimbja që ndjejnë për faktin se djali i saj Trigg nuk është më gjallë.
Foto: Instagram
“Trigg ishte vetëm tre vjeç dhe duhej të kishte jetuar një jetë të gjatë. Kjo është një realitet me të cilin jetojmë çdo ditë”, u shpreh ajo.
Emilie premtoi se do të vazhdojë të mësojë nga gabimet dhe të promovojë sigurinë në ujë, një temë për të cilën është bërë zë e fortë pas vdekjes së djalit të saj.
Trigg humbi jetën në maj të vitit 2025, pas një aksidenti në pishinën e shtëpisë së familjes në Arizona.


