Mazniku: Konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 korrik, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku nënvizoi sot se konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti.

Sipas përfaqësuesit të mazhorancës, bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane.

Ai thekson se ato përfshihen në një strukturë të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje, duke vijuar të kenë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re vendore.

“Çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak, si dhe një rol të përcaktuar në planifikimin vendor, organizimin e shërbimeve dhe administrimin e çështjeve të komunitetit”, sqaroi Mazniku.

Sipas tij, ky proces synon një organizim më efikas të qeverisjes vendore, duke ruajtur identitetin, historinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me territorin ku jetojnë.

Deputetët e grupit parlamentar të mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, u përcollën sot kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.

Sipas PS. në praktikë, 28 bashki konsolidohen në 13 bashki të reja. Ky konsolidim e ul numrin e përgjithshëm të bashkive nga 61, në 46.

artikuj të ndërlidhura