Majko për përfaqësinë serbe në Shkodër: Më shumë se një konsullatë

Nga Xh M
1,271 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 korrik Zhurnal.mk – Hapja e konsullatës së Serbisë në Shkodër ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit Pandeli Majko, i cili e ka parë këtë zhvillim përtej një çështjeje thjesht diplomatike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Majko ngre pyetje mbi peshën simbolike dhe rajonale të këtij vendimi.

“Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi”, shkruan Majko.

Sipas tij, Lugina e Preshevës përbën një hapësirë me vazhdimësi territoriale dhe me shumicë shqiptare brenda territorit të Serbisë, ndërsa vendosja e një konsullate serbe në Shkodër duhet parë edhe në kontekstin e marrëdhënieve dhe ndjeshmërive politike në rajon.

“Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standard. Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër”, shkruan ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër