DZZHTI: Rritet interesi për investim në Maqedoninë e Veriut

Nga I.A
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – Në periudhën korrik 2024 – qershor 2026, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 1,381 miliardë euro, që pëfaqëson një fluks 86 për qind më të lartë krahasuar me periudhën e analizuar nga qershori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2019. Për më tepër, fluksi i investimeve të huaja direkte për kokë banori u rrit nga 405 në 752 euro, informoi Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale (DZZHTI).

Këto të dhëna, siç thonë nga DZZHTI, janë tregues i interesimit në rritje për investime dhe i potencialit të vendit tonë si destinacion tërheqës për investime.

“Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale (DZZHTI), si institucion qeveritar, vazhdon të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e klimës së investimeve, tërheqjen e investimeve të reja cilësore dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Më shumë investime cilësore = Më shumë mundësi – Zhvillim më i madh ekonomik!”, porosisin nga Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër