Polici sapo kishte mbyllur shërbimin, si ndodhi aksidenti tragjik në hyrje të Korçës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Korçë, 4 tetor Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, kur një automjet që drejtohej nga një punonjës policie, rreth 30 vjeç dhe jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës, shtetasi R. A., rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, punonjësi i policisë, shtetasi D. M., ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar në Spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet në reanimacion.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër