Edhe Hamza refuzon ftesën e Kurtit për takim

Nga Xh M
929 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 gusht Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar ftesën për takim që ia ka bërë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Në letrën kthyer Kurtit, Hamza, ka thënë se qëndrimi i PDK-së është që të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

Hamza i ka bërë thirrje Kurtit që me partitë tjera të arrijë marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në përgjigjen e Hamzës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër