Don Xhoni përballet me një moment tensioni me një fans gjatë koncertit, por vazhdon performancën

Nga D. V.
497 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reperi i njohur, Don Xhoni, ka përjetuar një moment të tensionuar gjatë performancës së tij në Gjakovë, si pjesë e turneut pas suksesit të albumit të fundit.

Gjatë koncertit, një person nga publiku duket se e ka provokuar artistin, megjithëse nga videot e publikuara në rrjetet sociale nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Në reagim ndaj situatës, Don Xhoni i ka hedhur pijen personit në fjalë.

 Foto: TikTok

Në ato çaste, në skenë është afruar edhe vëllai i reperit, Leonardi, por Don Xhoni ka ndërhyrë menjëherë duke e ndalur, me qëllim që situata të mos përshkallëzohej.

Pas këtij momenti, reperi ka zgjedhur të vazhdojë koncertin dhe e ka menaxhuar situatën pa e kthyer në një përplasje më të madhe.

Ai ka vijuar performancën normalisht, teksa publiku ka vazhduar ta shijojë atmosferën e krijuar.

Videoja e incidentit është shpërndarë gjerësisht në TikTok dhe rrjete të tjera sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë diskutuar për momentin e krijuar gjatë koncertit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër