Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Zjarri në territorin e Komunës së Kavadarit, i cili shpërtheu ditën e festës së Ilindenit në pesë lokacione të ndryshme, është vënë nën kontroll të plotë. Sipas autoriteteve kompetente, ky ka qenë zjarri më i rrezikshëm nga rreth 30 zjarret e regjistruara në gjithë shtetin gjatë ditës së djeshme, dhe falë sinergjisë mes institucioneve lokale, mbështetjes ajrore dhe shoqatave vullnetare, është parandaluar një katastrofë më e madhe dhe janë mbrojtur jetët e njerëzve dhe pasuria.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Kavadarit, Mitko Jançev, theksoi se ky zjarr ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për t’u shuar dhe kompleks, duke u zhvilluar në terren të vështirë për t’u arritur, të mbuluar me shkurre të dendura dhe ferra, me kodrina të pjerrëta të vështira për lëvizjen e njësive në këmbë.
