Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore

Nga D. V.
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve do të vazhdojnë me transparencë dhe sinqeritet, duke theksuar se fokusi nuk është te emrat, por te parimet e përfaqësimit, raporton Ekonomia Online.

“Do të jemi transparentë dhe të sinqertë. Të gjitha pozicionet do t’i mbajmë në takime. Nuk po flasim për emra, por për balancë demokratike. Balanca demokratike është çelësi i këtyre takimeve”, është shprehur Abdixhiku.

Ai ritheksoi se diskutimet do të përqendrohen në arritjen e një balancë demokratike, të cilën e konsideron element kyç në procesin e takimeve dhe vendimmarrjes.

Sipas tij, partia po përpiqet vazhdimisht për t’i shmangur zgjedhjet e reja.

“Përderisa përpiqemi, takohemi, mbesim të vetmit që duam t’i shmangim zgjedhjet e reja. Të gjithë ata që na kritikojnë, s’e kuptojnë pse po takohemi, çfarë qëllimi kemi, besoj që na kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të reja edhe një herë. Shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe një herë, është dëmi më i madh që i bëhet Republikës së Kosovës”.

“Sa më shesh që takohemi është me e mundshme zgjidhja. Takimet janë të mira. Ka shumë afrime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore që është balanca demokratike”, u shpreh ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër