“Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin”, Ramadani: Dita e katërt e bllokadës, çmimi i naftës shkon gati 1.70 euro

Nga D. V.
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e Kuvendit, duke e lidhur vonesën me ndikimin që, sipas tij, po ndihet drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Në një reagim të publikuar në ditën e katërt të bllokadës, Ramadani ka kritikuar deputetët e pushtetit, të cilët sipas tij po refuzojnë të propozojnë dhe të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit.

“Dita e 4 e bllokadës: Derisa deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë e të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, çmimi i naftës ka shkuar në gati 1.70 centë”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka deklaruar se çdo ditë vonesë po e dëmton drejtpërdrejt buxhetin e familjeve kosovare, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e situatës politike.

“Secila ditë vonesë e dëmton drejtpërdrejt xhepin e familjeve kosovare”, është shprehur ai.

Ramadani ka thënë se Aleanca mbetet e gatshme për të kontribuar në zhbllokimin e situatës, ndërsa ka kërkuar nga deputetët e pushtetit që ta pranojnë ofertën gjashtëpikëshe të Aleancës.

“Ne jemi këtu, të gatshëm si çdo herë. Pranojeni ofertën 6 pikëshe të Aleancës, mos e bojkotoni mirëqenien e qytetarëve!”, ka deklaruar Ramadani.

Po ashtu deputeti ka adresuar edhe një mesazh politik ndaj shumicës parlamentare: “Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër