Tel Aviv, 13 gusht, Zhurnal.mk – Veprimet e atyre që kanë kryer këtë akt të tmerrshëm terrorizmi, me qëllim frikësimin dhe ngacmimin e kësaj familjeje, palestinese janë të neveritshme”, shkruan në X ambasadori amerikan në Izrael, duke iu referuar kolonëve izraelitë që kanë rrethuar banesat e dy familjeve palestineze në Qusra, në Bregun Perëndimor.
“Nuk ka asnjë justifikim për një sjellje kaq të dhunshme”, shkroi Mike Huckabee në X.
Mes banesave të vëna në shënjestër ndodhet edhe një shtëpi në pronësi të një shtetasi amerikan.
