Maksim Dimitrievski tre mandate kryetar komune “mbeturinat pa adresë”, qyteti po kundërmon!

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 tetor, Zhurnal.mk – Ky është mandati i tretë që Maksim Dimitrievski është në krye të Kumanovës dhe për tri mandate nuk arriti akoma të gjejë një vend të duhur për hudhjene mbeturinave. Për tema etnike Dimitrievski është i pari, ndërkaq për punë bazike zhduket dhe kërkon shpëtim në deponitë tjera. Si nuk arriti të ndërtojë një deponi të përshtatshme për qytetin e dytë më të populluar pas kryeqytetit? shkruan Zhurnal.

Mbeturinat nga Kumanova do të depozitohen përkohësisht në Drisla

Mbeturinat nga Kumanova do të transportohen përkohësisht dhe do të depozitohen në deponinë Drisla në Shkup, informuan nga NP “Pastërti dhe Gjelbërim” dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. 

Dimitrievski falënderoi kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Shkupit Orce Gjorgjievski dhe ekipin menaxhues të Drislës për mbështetjen e tyre në tejkalimin e problemit me transportin dhe asgjësimin e mbeturinave. Por falënderimet nuk e zgjidhin krizën e përhershme të Kumanovës.

Qytetarë të shumtë ankohen se mbeturinat po kundërmojnë para dyerve të shtëpisë, duke rrezikuar edhe përhapjen e ndonjë epidemie nga papastërtia që ka kapluar qytetin. Një qytet që nuk arrin të menaxhojë mbeturinat e veta çfarë pritet më shumë?

Si nuk arriti për tre mandate Dimitrievski të ndërtojë një deponi?

Në tri programet me të cilat ka garuar dhe fituar, Dimitrievski ka premtuar mjedis më të pastër. Praktika po e thotë të kundërtënpasi mbeturinat e kumanovarëve mbeten pa adresë, duke u bërë barrë për komuna të tjera.

Çdo mandat ka kaluar me improvizime transport në deponi të huaja, marrëveshje të përkohshme, falënderime për ndihmë nga jashtë. Por asnjëherë nuk u ngrit një projekt serioz për deponimoderne, të menaxhuar sipas standardeve evropiane.

Kjo dështim i përsëritur tregon mungesë vizioni dhe mungesë guximi politik. Për një kryetar që ka ditur të kapitalizojë temat etnike për popullaritet, është ironike që nuk ka ditur të kapitalizojë një projekt bazik si menaxhimi i mbeturinave një problem që prek çdo qytetar, pa dallim etnie.

Kujtojmë që, Kumanova sot kundërmon jo vetëm nga mbeturinat fizike, por edhe nga mungesa e përgjegjësisë politike. Tre mandate pa deponi janë dëshmi e një menaxhimi që ka zgjedhur retorikën mbi realitetin. Nëse Dimitrievski nuk po arrin për tre mandate të zgjidhë problemin më elementar të qytetit, athua vallë do të gjej guximin të synojë edhe mandatin e katër? Mbetet të shihet e shpresohet se gjatë mandatit të tretë derisa i kanë ngelur fiks edhe tre vite për të gjetur zgjidhje e për të lënë gjurmë në CV e tij si kryetar që ka lënë pas tij projekte konkrete në dobi të qytetarëve. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër