Tiranë, 13 gusht, Zhurnal.mk – Përdorimi i cigareve të padeklaruara në Shqipëri ka rënë në 1,5% në vitin 2025, nga 6% që ishte në vitin 2019, duke shënuar një ulje të ndjeshme të konsumit të produkteve të duhanit që nuk deklarohen në treg.
Shifra u bë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, duke iu referuar një studimi të Development Solutions Associates (DSA), në bashkëpunim me Economics for Health në Johns Hopkins University (JHU).
Sipas studimit, rritja e akcizës nuk është shoqëruar me një zgjerim të konsiderueshëm të tregtisë së paligjshme të cigareve të prodhuara.
Beja theksoi se, gjetjet evidentojnë rëndësinë e forcimit të monitorimit të tregut dhe gjurmueshmërisë së produkteve të duhanit, krahas përmbushjes së detyrimeve fiskale, si instrumente për frenimin e tregtisë së paligjshme.
Ai vuri në dukje se, Administrata Doganore do të vijoj kontrollet dhe monitorimin e produkteve të duhanit, me fokus parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe rritjen e nivelit të përmbushjes së detyrimeve fiskale.

