Bushi: Përmirësohet situata e zjarrve në Krujë, aktive vatrat në Abaze dhe Grykën e Vajës

Nga D V
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos
Tiranë, 14 gusht, Zhurnal.mk –  Në Krujë 24 orët e fundit situata është përmirësuar ndjeshëm situata e zjarreve.
Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi tha sot se kanë mbetur aktive vatrat në Abaze dhe Grykën e Vajës, por me intensitet dukshëm më të ulët.
Gjatë ditës është ndërhyrë si nga ajri, ashtu edhe nga toka, përmes helikopterëve, ekipeve të Emergjencave dhe mbështetjes së komunitetit.
“Situata vijon të jetë në monitorim të plotë. Në Abaze është stacionuar një ekip i përbashkët i përbërë nga Zjarrfikësit e Krujës, Emergjencat Civile, Zonat e Mbrojtura dhe Forcat Tokësore, të cilët do të vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen sipas nevojës”, tha Bushi.
Kryebashkiaku Bushi falënderoi komunitetin e Abazes, i cili gjatë këtyre ditëve ka treguar një solidaritet dhe angazhim të jashtëzakonshëm.
“Një shembull që meriton të ndiqet nga çdo komunitet tjetër përballë situatave të tilla”, tha Bushi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër