Çitaku për Thaçin: Sot në burg, nesër në liri, President

Nga D V
727 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një mesazh në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet tash e gjashtë vjet në paraburgim në Hagë.

Çitaku ka thënë se fati i Thaçit nuk është përcaktuar nga rastësia, privilegji apo rrethanat, por nga vendimet dhe përballjet e tij gjatë viteve.

“Nuk ka pasur as rastësi, as fat, e as rrethana që e kanë privilegjuar. Jeta dhe historia e tij nuk janë produkt i privilegjit e i rehatisë. Në fakt, krejt e kundërta”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Sipas Çitakut, Thaçi ka qenë vazhdimisht “kundër erës” dhe ka sfiduar atë që dukej e pamundur, duke kontribuar në ëndrrën për një Kosovë të lirë, të orientuar drejt botës demokratike dhe si shtet.

“Edhe kjo betejë në Gjykatën Speciale, e pranuar me vetëdije prej tij, duke e ditur se ai do të ishte caku i parë, është bërë mbi të njëjtat premisa. Sepse shumë moti, siç e tha edhe vetë sonte në intervistë, Hashim Thaçi nuk i takonte më vetëm vetes së tij. Ka diçka të jashtëzakonshme te njerëzit që i dedikohen një kauze deri në vetëmohim. Që e vendosin atë para rehatisë, para interesit personal, madje edhe para lirisë së tyre”, shkruan më tej Çitaku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër