Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare

Nga Xh M
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 21 gusht Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.

Përmes një postimi në facebook, Haxhiu tha se në Kështjellën Aragoneze, në një atmosferë që bashkoi përfaqësues të vendeve të Mesdheut, sporti ishte edhe një herë urë miqësie, afrimi dhe bashkëpunimi.

Ajo falënderoi Presidentin Mattarella dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni, për mikpritjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër