Shkup, 22 gusht Zhurnal.mk – Që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje në komunikacion, prej të cilave 301.835 për tejkalim të shpejtësisë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Sipas të dhënave të Ministrisë, këto shkelje janë regjistruar gjatë periudhës nga 2 shkurti deri më 20 gusht 2026.
Nga numri i përgjithshëm, 180.378 shkelje janë kryer nga automjete me targa të huaja. Vetëm gjatë periudhës nga 19 deri më 20 gusht janë evidentuar 5.514 shkelje nga automjete me targa të huaja.
Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore.
“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe, së bashku, të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
