Kredia rritet me 14%, bizneset po e përdorin për investime, individët për konsum dhe shtëpi

Nga Xh M
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 gusht Zhurnal.mk – Kreditimi i sektorit privat vijoi të rritet me ritme të shpejta edhe në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë u zgjerua me 14% në terma vjetorë, i mbështetur nga kërkesa e lartë dhe kushtet e favorshme të financimit.

Bizneset po e përdorin kredinë kryesisht për investime dhe zgjerimin e aktivitetit. Ky segment përbën tashmë 61.7% të portofolit të kredisë, duke reflektuar nevojën për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.

Nga ana tjetër rritje ka pësuar edhe kredia për Individët. Bankat raportojnë se kërkesa është nxitur nga nevojat për konsum, blerje banesash dhe kushtet më të favorshme të interesit.

Për bizneset, interesi mesatar i kredisë së re në lekë zbriti në 6.3%, nga 6.5% një tremujor më parë, duke mbështetur më tej kërkesën për financim.

Dinamikat e kreditimit sipas monedhës tregojnë se kredia në Lek është përmirësuar, duke kompensuar ngadalësimin e ritmit të rritjes së kredisë në valutë. Kjo dinamikë solli një rritje të mëtejshme të peshës së kredisë në Lek ndaj portofolit total, e cila arriti në 59.2%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër