Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Nga Xh M
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pukë, 23 gusht Zhurnal.mk – Situata në vatrat e zjarrit në territorin e Bashkisë Pukë paraqitet më e qetë dhe vijon të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e angazhuara.

Në Njësinë Administrative Gjegjan, të gjitha vatrat e zjarrit janë izoluar dhe shuar, ndërsa Forcat e Armatosura së bashku me forcat operacionale vendore vijojnë monitorimin e perimetrit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.

Në zonën Prozhëm–Shkozë, vatra ende aktive nuk paraqet aktualisht rrezik për banesat, por puna në terren vazhdon për izolimin e plotë të saj në të dy drejtimet, me angazhimin e Forcave të Armatosura dhe forcave operacionale vendore.

Ndërkohë, në malin Tërbun–Fushë Livadh po vijon verifikimi dhe monitorimi i perimetrit të vatrave të shuara plotësisht deri në këto momente.

Strukturat mbeten të angazhuara në terren pa ndërprerje, me fokus izolimin e plotë të vatrës aktive dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave të shuara, ndërsa monitorimi do të vijojë deri në garantimin e stabilitetit të situatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër