Podgorica paralajmëron veprime hibride për destabilizimin e vendit

Nga D V
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Podgoricë, 28 gusht, Zhurnal.mk – Mali i Zi ka paralajmëruar për mundësinë e veprimeve hibride të koordinuara, në një kohë kur vendi pritet të vijojë procesin e mbylljes së kapitujve të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sipas informacioneve operative të sigurisë, të bëra publike nga autoritetet, në këto veprime dyshohet se mund të përfshihen zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.

”Kemi informacione serioze operative të sigurisë se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve të rinj negociues do të shoqërohet me veprime hibride të koordinuara, në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve nga rajoni”, tha kryeministri malazez, Milojko Spajiç në X.

”Sipas informacioneve tona, aktivitete të tilla kanë për qëllim destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të disa aktorëve politikë dhe të një pjese të skenës mediatike në vendin tonë”, shtoi ai.

”Ne i dimë këto synime dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre. Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalojnë rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i çfarëdo strukture politike”, përfundon Spajiç.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër