Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Nga Xh M
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 gusht Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Shtetit të Republikës së Palaut, Gustav Aitaro.

Takimi u zhvillua në kuadër të Takimit të 55-të të Liderëve të Forumit të Ishujve të Paqësorit në Koror të Palaut.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Palaut, si dhe për mundësitë e forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Konjufca ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e Palaut dhe organizimin e Forumit, duke vlerësuar mundësinë për të diskutuar drejtpërdrejt avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Palët diskutuan edhe për hapjen e fushave të reja të bashkëpunimit me interes të përbashkët dhe intensifikimin e kontakteve ndërinstitucionale e diplomatike.

“Takimi riafirmoi vullnetin për thellimin e lidhjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Palaut dhe për zgjerimin e bashkëpunimit mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër