Prodhuesi amerikan i çipave lansoi atë që e kanë përshkruar si një “superkompjuter personal” në Berlin, i projektuar dhe i ndërtuar për një “epokë krejtësisht të re të informatikës” të drejtuar nga inteligjenca artificiale.
Superkompjuteri, i quajtur “Threadripper Halo Station”, u zbulua në ngjarjen gjermane të teknologjisë Internationale Funkausstellung nga zëvendëspresidenti i Lartë i AMD, Jack Huynh.
Threadripper Halo është një “stacion pune” me performancë ultra të lartë.
Huyn tha se superkompjuteri i ri është “stacioni i punës më i fuqishëm në botë”, i aftë të ekzekutojë modele të IA-së me më shumë se një trilion parametra.
Ekzekutivi i AMD dha një demonstrim të shkurtër të potencialit të tij në ngjarje.
Qëllimi i kompanisë është të sjellë performancën dhe kapacitetin e IA-së në nivelin e qendrës së të dhënave në një format desktopi, pasi kërkesa për IA rritet me shpejtësi në të gjithë botën.
Superkompjuteri është planifikuar të dalë në treg në fillim të vitit të ardhshëm, megjithatë AMD ende nuk ka zbuluar se sa do të kushtojë.
Megjithatë, ai pritet që të kalojë 100,000 euro, çmim i orientuar drejt buxheteve të korporatave dhe institucioneve në vend të kompjuterëve personalë siç ishte propozuar fillimisht.
