Inflacioni godet familjet shqiptare: Çmimet rriten 3.2%, faturat rëndojnë xhepat e qytetarëve

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 shtator Zhurnal.mk – Kostoja e jetesës është rritur më tej, duke rënduar buxhetet e familjeve shqiptare.

Sipas INSTAT-it, inflacioni arriti në 3,2% gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje të fortë krahasuar me nivelin 2,3% të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Goditja më e madhe ka ardhur nga transporti, ku çmimet janë rritur me 12% brenda një viti.

Vetëm gjatë gushtit, qytetarët paguan 3,9% më shumë për këtë kategori krahasuar me korrikun.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 2,8%, por për shkak se zënë pjesën më të madhe të shpenzimeve familjare, dhanë ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit. Më të larta janë edhe shpenzimet për banesën.

Qiratë, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera kushtuan 3,7% më shumë se një vit më parë.

Rritje u regjistrua edhe për argëtimin, sportin dhe kulturën me 5,4%, si dhe për sigurimet dhe shërbimet financiare me 4,6%. Në kahun e kundërt, çmimet e veshjeve dhe këpucëve u ulën me 3,2%, ndërsa informacioni dhe komunikimi u liruan me 1%.

Krahasuar me korrikun, çmimet e konsumit u rritën me 0,1%, duke konfirmuar se presioni mbi xhepat e qytetarëve po vazhdon./Tch

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër