Nis seanca konstituive e Kuvendit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas gati një muaji ndërprerje, raporton Ekonomia Online.

Seanca është thirrur nga kryesuesi Avni Dehari për sot, 9 shtator, në orën 11:00, pasi dy tentimet e mëparshme, më 6 dhe 8 gusht, nuk përfunduan me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Në vazhdimin e sotëm, deputetët pritet të procedojnë me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit, çka do t’i hapte rrugë funksionalizimit të legjislaturës së re dhe më pas formimit të institucioneve të reja.

Në këtë seancë janë duke marr pjesë deputet e VV-së, PDK-së e LDK-së e deputete e Aleancës e kanë bojkutuar.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kishte vendosur që seanca të vazhdojë më 9 shtator pas zhvillimeve politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me kandidaturën për president të vendit. Megjithatë, ai kishte theksuar se nuk kishte qartësi të plotë nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për përmbylljen e procesit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër