Shkup, 17 nëntor- Maqedonia e Veriut nuk i plotëson plotësisht nevojat e veta me prodhim vendor të grurit. Edhe atëherë kur ka sasi të konsiderueshme korrjesh (si në fushat e Pellagonisë ose Pollogut), cilësia e grurit shpesh dëmtohet nga reshjet atmosferike dhe ndryshimet klimatike, duke e bërë më pak të përshtatshëm për industrinë e miellit dhe bukës. Të rinjtë edhe ashtu nuk e kanë në mend të punojnë tokën, prandaj shteti nëse nuk ndërmer masa të nevojshme, ne do të rrezikojmë të mbesim pa grurë vendas, shkruan “Zhurnal.mk”.
Mbjellja e grurit në rrezik serioz
Për bujqit në Maqedoninë e Veriut, kultivimi i grurit është kthyer në një aktivitet me humbje ose me fitim minimal. Kur llogariten të gjitha shpenzimet deri në korrje, shuma që marrin nga shitja e grurit shpesh nuk i mbulon as kostot bazë të prodhimit.
Çmimet e plehrave artificiale, farës së certifikuar dhe preparateve mbrojtëse janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Përgatitja e tokës për mbjellje u kushton fermerëve rreth 1.500 denarë vetëm për një dynym, shumë që e bën punën ekonomikisht të paleverdishme.
Çmimi i lartë i derivateve rëndon drejtpërdrejt në lëvrimin, mbjelljen dhe korrjen me makineri. Mullinjtë dhe grumbulluesit vendas shpesh ofrojnë çmime shumë të ulëta blerjeje për kilogram, duke u arsyetuar me cilësinë e grurit ose me çmimet më të lira të importit (kryesisht nga Serbia).
Bujqit shpesh ankohen se subvencionet shtetërore nuk u paguhen në kohë (para sezonit të mbjelljeve), duke i detyruar të marrin borxhe ose të heqin dorë nga mbjellja sepse nuk kanë para të gatshme për të blerë plehra dhe farëra. Për shkak të kësaj llogarie ekonomike, shumë fermerë në rajone si Pellagonia dhe Pollogu po i lënë tokat djerrë ose po kalojnë në kultura të tjera që sjellin më shumë fitim. Kjo e bën vendin edhe më të varur nga importi i grurit dhe miellit, duke rritur rrezikun e krizave të furnizimit sa herë që ka luhatje në tregjet e rajonit.
Askush nuk do të mbjellë grurë
Sipërfaqet e mbjella me grurë në Maqedoninë e Veriut kanë rënë me rreth 11%, pasi fermerët po heqin dorë për shkak të kostove të larta të prodhimit, çmimeve të ulëta të grumbullimit dhe mungesës së fuqisë punëtore. Sipas raportimeve të fundit, shpenzimet bujqësore janë rritur me 7%, ndërsa çmimet e prodhimeve kanë rënë me 2.2%
Mungesa e reshjeve në periudhën e vjeshtës pengon përgatitjen e tokës dhe mbjelljet në kohë. Kur toka është e thatë, lëvrimi konsumon më shumë karburant dhe dëmton makineritë, duke e rritur edhe më tej koston.
Të rinjtë po largohen nga fshatrat dhe bujqësia, ndërsa bujqit e moshuar nuk kanë fuqi punëtore ose kapital për të punuar parcela të mëdha, shkruan “Zhurnal.mk”.
Shteti të ndërmarrë masa sa nuk është bërë vonë!
Për të rikthyer interesin e fermerëve në Maqedoninë e Veriut për mbjelljen e grurit, shteti duhet të kalojë nga ndihmat e pjesshme në garantimin e fitimit dhe sigurisë së tregut.
Për të mbrojtur tregun dhe rezervat, autoritetet kanë ndërmarrë herë pas here hapa kufizues, përfshirë ndalimin e përkohshëm të eksportit të grurit dhe miellit për të garantuar sigurinë ushqimore vendase.
Nevojitet që mbështetja financiare të llogaritet çdo vit në bazë të rritjes reale të shpenzimeve dhe të shpërblejë sasinë e prodhuar, e jo vetëm sipërfaqen e deklaruar.
Subvencionet duhet të lëshohen para fillimit të punimeve vjeshtore dhe pranverore, jo me vonesë pas korrjeve. Kjo u jep fermerëve para të gatshme për farëra dhe plehra, duke shmangur borxhet.
Subvencionet duhet të lëshohen para fillimit të punimeve vjeshtore dhe pranverore, jo me vonesë pas korrjeve. Kjo u jep bujqve para të gatshme për farëra dhe plehra, duke shmangur borxhet.
Rezervat shtetërore duhet të furnizohen me prioritet nga gruri i prodhuar në vend, me çmime stimuluese, duke krijuar një blerës të sigurt dhe të rregullt për fermerët, e jo të blihet grurit nga Serbia.
Gjithashtu, duhet të kontrollohet importi i grurit dhe miellit gjatë sezonit të korrjeve vendase, si dhe të detyrohen grumbulluesit të lëshojnë fatura të rregullta që fermerët të mos humbasin të drejtën për subvencione.
Ndërkaq, tokat bujqësore shtetërore që rrinë djerrë duhet t’u jepen me qira afatgjatë dhe kushte lehtësuese fermerëve aktivë dhe të rinjve që angazhohen të mbjellin drithëra, në të kundërtën Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet pa grurë dhe drithëra të tjerë, shkruan “Zhurnal.mk”.

