Prishtinë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka kritikuar deputetin e LDK-së, Kujtim Shala, lidhur me kandidaturën e tij të pritshme për nënkryetar të Kuvendit.
Kërçeli ka rikujtuar deklarimet e mëhershme të Shalës lidhur me qëndrimin ndaj bashkëpunimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin. Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për t’u bërë nënkryetar”, ka shkruar Kërçeli.
Ai ka vënë në pikëpyetje mbështetjen që Shala pret nga deputetët e LVV-së.
“Prej kujt po kërkon votë tash?! Ai që nuk ka votë madje as kundër Presidentit e as nuk rri në sallë?!”, ka shkruar Kërçeli.
