Berlini kërkon aleance të re pas ndryshimit të qeverisë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Berlin, 14 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul mbërriti sot në Budapest për një vizitë zyrtare, me shpresën se, pas ndryshimit të qeverisë në fillim të këtij viti, “Hungaria do të rigjejë zemrën e saj të madhe evropiane“.

Kryeministri konservator Peter Magyar mposhti populistin e djathtë Viktor Orban në zgjedhjet e prillit, pas 16 vitesh në pushtet të këtij të fundit.

Qeveria e Orbanit kishte ndjekur politika më miqësore ndaj Moskës, ndërsa pengonte sanksionet e BE-së dhe kritikonte ashpër Ukrainën.

Wadephul vlerësoi qeverinë e re hungareze për nisjen e reformave të rëndësishme brenda një kohe të shkurtër.

“Rikthimi i shtetit të së drejtës dhe zbatimi i kërkesave evropiane janë lajme të mira”, deklaroi ai.

Gjatë qëndrimit në Budapest, Wadephul pritet të takohet me presidentin Andras Baka, ministren e Jashtme Anita Orban dhe ministrin e Ekonomisë Istvan Kapitany.

Ai është ministri i parë i Jashtëm gjerman që viziton Hungarinë prej gati shtatë vitesh dhe shoqërohet nga një delegacion biznesi.

Wadephul e cilësoi dëbimin e 10 diplomatëve rusë nga Hungaria javën e kaluar si një sinjal të qartë ndaj Moskës.

Ai tha se solidariteti i Budapestit pas një tentative sulmi me dron shpërthyes në aeroportin Lajpcig/Halle, në fillim të gushtit, të cilin Berlini ia ka atribuar Rusisë, si dhe sanksionet e BE-së të miratuara edhe nga Hungaria, i dërguan Moskës një mesazh të qartë:

“Ne po mbrojmë rendin e paqes në Evropë kundër agresionit të Rusisë“, shtoi Wadephul

Rusia mohon çdo përfshirje në incidentin me dronin në aeroportin e Lajpcigut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër