Shkëlqeu me dy asistime, Ermal Krasniqi pjesë e formacionit më të mirë të javës në Turqi

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Futbollisti kosovar Ermal Krasniqi është bërë pjesë e formacionit më të mirë të xhiros së pestë në elitën e futbollit turk.

Krasniqi spikati me paraqitjen e tij fantastike në fitoren e thellë të Amedsporit me rezultat 5-0 në shtëpi ndaj Istanbul Basaksehir.

28-vjeçari ndonëse u aktivizua në një pozitë jo natyrale për të në atë të mbrojtësit të djathtë, kjo nuk e pengoi aspak shkëlqimin e tij.

Ylli dardan kontribuoi me dy asistime, duke shërbyer sulmuesin Gift Orban te goli i tretë dhe i katërt i tyre.

Për këtë paraqitje të tij ai ishte vlerësuar me notën 9.0, nga Sofascore çka bëri që ai të përfshihej edhe në formacionin më të mirë të xhiros.

Me paraqitje tejet pozitive në këtë ndeshje u dallua gjithashtu edhe Lumbardh Dellova, që shfaqi një siguri tejet të madhe në fazën defanzive, duke kontribuar që porta e Amedsporit të mbetej e paprekur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër