Arsovski: Procesi i anëtarësimit në BE nuk duhet të shndërrohet në një pritje, po dëmtohet besueshmëria

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – “Nuk është e njëjta gjë që Maqedonia të presë 10 vjet brenda Bashkimit Evropian për të fituar të drejta të plota dhe të presë 10 vjet jashtë vetëm për të filluar procesin”, tha analisti politik Petar Arsovski, në një intervistë për “Sloboden Peçat”, tranmeton Zhurnal.

Vendet kandidate mund të hyjnë në BE më shpejt, por sipas një modeli që në vitet e para të anëtarësimit do të parashikonte një regjim vendimmarrjeje të ndryshëm nga ai që zbatohet për anëtarët aktualë.

Sipas Arsovskit, një zgjidhje e tillë mund të ketë logjikë politike vetëm nëse lidhet drejtpërdrejt me përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

“Nëse futja e të ashtuquajturës hapësirë para-anëtarësimi shkon paralelisht me përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, atëherë ajo ka kuptim dhe funksionalitet politik”, thotë Arsovski.

Sipas tij, është thelbësore që modeli i ri të mos shndërrohet në një shtresë shtesë kushtesh pa ndonjë kundërvlerë konkrete për kandidatët.

“Kandidatëve praktikisht do t’u thuhej: do të keni më pak të drejta, por do të hyni më shpejt dhe do ta kaloni periudhën deri sa të merrni të drejta të plota brenda. Megjithatë, nëse kjo shndërrohet në një humbje të dyfishtë, pra pritje më të gjatë dhe në fund marrje më të pakta të drejtash, atëherë besueshmëria e pranimit do të dëmtohet seriozisht”, shpjegon Arsovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër