Reagon vajza e Jakup Krasniqit pas shqiptimit të dënimit: Sot ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin babai i saj është dënuar me 25 vjet burgim.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka shprehur bindjen në pafajësinë e babait të saj dhe të bashkëakuzuarve.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kritikuar ashpër gjykatën, duke pretenduar se vendimi është politik dhe se ai, sipas saj, e dëmton imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se katër të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, “i kthyen armët kundër armikut” për të mbrojtur familjet dhe popullsinë gjatë luftës në Kosovë.

Në reagimin e saj, ajo ka përmendur edhe ish-ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, duke e përdorur rastin e tij si argument për të kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale.

“Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës”, ka shkruar ajo.

Në fund, vajza e Krasniqit ka deklaruar se vendimi nuk do t’i ndalë ata në përpjekjet e tyre për drejtësi.

“Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luftën për liri dhe drejtësi!”, ka përfunduar reagimin e saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër