Konjufca pas vendimit në Hagë: Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, dëm i madh për shtetin

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Konjufca ishte i pranishëm në Dhomat e Specializuara gjatë shpalljes së vendimit.

Duke dalë nga objekti i gjykatës, Konjufca e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të pamerituar.

“Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, për luftën tonë çlirimtare. Kosova e ka përjetuar vetë luftën, e dimë çka është lufta e UÇK-së dhe ne e dimë që nuk ka pas far mekanizmi kriminal për me cenu asnjë popullatë. Është vendim i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka thënë se vendimi, sipas tij, do të ketë pasoja të mëdha për narracionin e Kosovës dhe shtetin e saj.

“Vërtet është diçka për të cilën do të jetë dëm shumë i madh, edhe për narracionin tonë, edhe për shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Konjufca ka kritikuar gjithashtu faktin që, sipas tij, aktakuza është mbështetur edhe në materiale të ardhura nga Serbia, duke e vënë në pikëpyetje drejtësinë e vendimit.

“Kur po më kujtohet që aktakuzën e kanë pas Serbi, që janë dënuar 15 vjet në mungesë e kjo gjykatë kinse në emër të popullit me këto dënime drakonike”, ka deklaruar Konjufca.

Aktgjykimi i shpallur sot dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër