Protesta e katërt në Prishtinë kundër vendimit të Hagës, qytetarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nga Xh M
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 shtator ZHurnal.mk – Një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur në qendër të Prishtinës, në ditën e katërt të protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Tubimi po zhvillohet në sheshet e kryeqytetit, ku qytetarët kanë dalë me flamuj dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protestat vijojnë prej katër ditësh, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër vendimit të dhënë në Hagë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër