Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 shtator Zhurnal.mk – Ndonëse numri i shqiptarëve që mbajnë para në banka është rritur vitet e fundit, hendeku gjinor në depozitat bankare mbetet i lartë. Sipas të dhënave të INSTAT e Bankës së Shqipërisë për vitin 2024, nga 2.716 milionë depozitues në sektorin familjar, rreth 1.530 milionë janë burra (56.3%) dhe vetëm 1.186 milionë janë gra (43.7%).

Kjo përbën një diferencë prej 343,434 depozituesish në favor të burrave. Me fjalë të tjera, për çdo 100 gra që kanë një depozitë bankare, numërohen afërsisht 129 burra.

Krahasuar me vitin 2020, numri i grave depozituese është rritur me 8.6% (rreth 93,800 më shumë), ndërsa i burrave me 7.7% (rreth 109,900 më shumë). Megjithëse rritja në përqindje e grave ka qenë pak më e lartë, hendeku absolut është thelluar nga 327 mijë në 343 mijë persona për shkak të bazës më të madhe fillestare të burrave.

Të dhënat tregojnë një disbalancë të ngjashme edhe te numri i llogarive bankare: nga 3.88 milionë llogari depozituese të sektorit familjar në vitin 2024, rreth 2.21 milionë janë në pronësi të burrave dhe 1.70 milionë në pronësi të grave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër