Social-demokratja Magdalena Andersson ngarkohet sërish për formimin e qeverisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Stokholm, 02 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i parlamentit suedez njoftoi sot se i ka besuar sërish lideres së social-demokratëve, Magdalena Andersson, misionin për të formuar një qeveri, gati tre javë pas zgjedhjeve parlamentare të fituara ngushtë nga blloku i majtë.

“Duke pasur parasysh konsultimet që kam zhvilluar, kam vendosur t’i besoj Magdalena Anderssonit, kryetare e Partisë Social-demokrate, misionin për të rifilluar konsultimet eksploruese”, deklaroi Andreas Norlén gjatë një konference për shtyp.

Andersson hoqi dorë të hënën nga përpjekja për të formuar një qeveri, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes partive të majta dhe atyre të qendrës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër