PDK kërkon votimin e Ligjit për Specialen në orën 17:30

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka propozuar shmangien nga afatet e përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, raporton Ekonomia Online.

Tahiri, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka propozuar që amendamentet të mund t’i adresohen Komisionit Funksional për Legjislacion deri në orën 14:30, ndërsa Komisioni ta shqyrtojë projektligjin deri në orën 15:30.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar do të bëhet në seancën plenare sot, më 5 tetor 2026, në orën 17:30”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër