Haziri para nisjes së protestës kundër Speciales: Duam drejtësi të bazuar në prova e fakte

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka thënë se sot iu është bashkuar protestës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas thirrjes së tyre për protestë, raporton Ekonomia Online.

Haziri ka bërë të ditur se iniciativa “Jo në emrin tim” ka thirrur protestë gjithëpopullore për orën 12:00, duke theksuar se këto dy protesta nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.

“Unë sot u bashkova bashkë me veteranët, pasi ishte një thirrje e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për protestë dhe tani u bashkuam. Ndërsa ‘Jo në emrin tim’ kemi thirrur protestë gjithëpopullore për orën 12:00. Kjo nuk i përjashton protestat njëra-tjetrën. Jemi të gjithë bashkë këtu në sheshin ‘Skënderbeu’, tash e 21 ditë”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka thënë se protesta po mbahet para institucioneve të Republikës së Kosovës, me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Para institucioneve të Republikës së Kosovës, me një kërkesë të thjeshtë: ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Përmes kësaj kërkese dhe këtij ndryshimi, ne nuk mendojmë dhe as besojmë të ikim nga drejtësia, por përmes këtij ligji kërkojmë drejtësi të drejtë, të bazuar në prova dhe fakte”, ka thënë Haziri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër