Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës , Ardian Gjini, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka kritikuar Kurtin, duke thënë se që nga 8 korriku janë abuzuar, sipas tij, rregullat shtetërore për të fituar kohë.
“Prej datës 8 korrik e deri sot i ka abuzuar krejt rregullat shtetërore për të blerë kohë, e sot na tregon sa me urgjencë jemi.
Epoka e tij, e që po përfundon, do të mbahet në mend si epoka e mashtrimit më të madh në historinë e Kosovës.”, ka shkruar Gjini.
