Prshtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke biseduar me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në inaugurimin e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, raporton Ekonomia Online.
Nuk dihet se për çfarë kanë biseduar edhe pse raportet mes tyre ishin ftohur kur kreu i VV-së kishte refuzuar që deputetët e partisë së tij ta votonin Osmanin edhe për një mandat si presidente.
Ndërkaq, Osmani e pati akuzuar Kurtin dhe pati kërkuar nga ai që të ruhen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë e jo të luhet “bixhoz”.
