Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se Presidentja e Republikës së Kosovës duhet ta ushtrojë rolin e saj brenda përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, ndërsa partitë politike duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre, raporton Ekonomia Online.

Hamza ka theksuar se Presidentja ka rol unifikues, ndërsa partitë në pushtet dhe opozitë kanë detyra të ndryshme politike.

“Jo, mendoj që presidentja lun rolin e vet brenda përgjegjësive kushtetuese edhe ligjore, rolin e vet unifikues, ndërsa partitë politike i kanë punët e veta. Ata që janë në pozitë, qeveria duhet me kry punë, ne që jemi në opozitë duhet me dhanë alternativa, po edhe me i kritiku normalisht dhe me i thënë që ky vend s’po shkon mbarë. Po do të thotë që kemi edhe kritika”, tha ai.

I pyetur nëse PDK ka biseduar me Presidenten Justina Shiroka-Pula para se ajo ta pranonte postin, Hamza tha se ai nuk ka pasur komunikime me të, por edhe emri i saj nuk ishte diskutuar zyrtarisht brenda partisë.

“Nuk kemi pas shumë kohë me bisedu. Po do të thotë e kanë thirr, jo unë, në telefon edhe i kanë thënë zonja Pula, profesoresha e kam pas, do të thotë jemi në mundësi me të propozu edhe me qenë presidente, normalisht që pas atyre bisedave e ka pranu dhe ne jemi pajtu. Asnjëherë në Partinë Demokratike të Kosovës zyrtarisht nuk është diskutu emri i profesoreshës Justina Pula Shiroka për me qenë presidente”, tha ai.

Hamza është deklaruar edhe për miratimin e ligjit, duke thënë se Kuvendi e ka kryer përgjegjësinë e tij dhe se ligjet e miratuara duhet të zbatohen nga institucionet përkatëse.

“Shiko, Kuvendi ka kry punën e vet. Deputetët kanë kry punën e vet. Një prej detyrave edhe përgjegjësive kryesore të Kuvendit është me aprovu ligje. Kuvendi i aprovon ligjet, ndërsa ata të cilët janë të detyruar me i zbatu, duhet me i zbatu ligjet. Ne konsiderojmë që Kuvendi e ka aprovu ligjin në mënyrë të rregullt procedurale dhe e kemi thënë që ligjet është i zbatueshëm për të gjithë. Kundrejt kësaj, Kuvendi ka të drejtë edhe me ndërru kushtetutën, ka të drejtë edhe me shfuqizu marrëveshjet ndërkombëtare, edhe me bë marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi i ka detyrat e veta”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër