Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pulën, pas zgjedhjes së saj në këtë pozitë, raporton Ekonomia Online.

Rama ka thënë se është i kënaqur që partitë në pushtet dhe opozita kanë arritur të merren vesh për një figurë si Shiroka-Pula, të cilën e ka cilësuar si mikeshë dhe person me përvojë akademike, shkencore e politike.

Ai ka thënë se presidentja e re, sipas tij, është një person që mendon përtej partive politike dhe që mund të bashkojë komunitetin dhe shoqërinë.

“Unë i kam uruar presidentes së re, i uroj të gjithëve, qeverisë, opozitës, që në fund kanë mundur me u marrë vesh për një person si Justina Shiroka-Pula, një mikeshë faktikisht, një person i mrekullueshëm, një person me një eksperiencë gjatë akademike, shkencore, politike, e që mendon faktikisht përtej partive politike. Pra është një person që gjithsesi besoj që bashkon komunitetin, bashkon shoqërinë tonë dhe i uroj çdo të mirë në këtë mision të madh faktikisht që tash e ka në dorë për me i shtyrë përpara proceset e mëdha për vendin tonë. Urime, urime presidentes!”, ka deklaruar Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër